Ai vrau nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas thirri policinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Arezzo-s, në Subbiano, (Itali) në një shtëpi ku jetonin nënë e bir.
Burri u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermën në Arezzo për të sqaruar nëse tentoi vetëvrasjen pasi shkaktoi vdekjen e nënës së tij.
Nga rikonstruksioni fillestar i ngjarjes, gruaja u rrah për vdekje pas një sherri.
“Kam vrarë mamin hajde”, i tha 48-vjeçari policisë kur i telefonoi në mesnatë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurorja kujdestare Françeska Eva. /