Në Pozzuoli të Napolit 50-vjeçari Antonio Di Razza, vrau gruan e tij,dhe më pas edhe veten e tij.
Trupat e 39-vjeçares Angela Gioiello dhe bashkëshortit të saj u gjetën brenda shtëpisë së tyre nga karabinierët, të cilët ndërhynë të alarmuar nga fqinjët që kishin dëgjuar të shtëna armësh.
Në momentin e krimit në shtëpi ndodheshin edhe fëmijët e mitur të çiftit (8, 13 dhe 16 vjeç). Të tre nuk ishin dëshmitarë të tragjedisë, pasi ndodheshin në një dhomë tjetër në atë moment.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.