Një ngjarje gati në kufijtë e horrorit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd.
Një 56-vjeçar ka varë me sëpatë bashkëshorten e tij shtetasen 53-vjeçare dhe më pas ka varur edhe veten.
“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.” – njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasani flash