Mbarë opinionin në Iran është tronditur pas ngjarjes tragjike, ku bashkëshorti ka i ka prerë kokën gruas 17 vjeçare.
Për krimin makabër bashkëshorti ka bashkëpunuar me babanë dhe vëllanë e 17-vjeçares fatkeqe.
Sipas medieve të huaja ngjarja makabre ka ndodhur të shtunën e 5 shkurtit në qytetin Ahvazit, me autorin që endet në sheshin e qytetit, me kokën e 17-vjeçares në duar.
Menjëherë pas vrasjes, autori ka dalë në pjesët qendrore të qytetit dhe ka bërë selfie duke mbajtur në duar kokën e gruas fatkeqe, shkruajnë mediet turke
Mësohet se viktima ishte arratisur në Turqi për t’i shpëtuar sjelljes abuzive të vazhdueshme nga burri, por babai dhe vëllai e gjetën atë dhe e kthyen në Iran kundër dëshirës së saj.
Sipas medieve iraniane , bashkëshorti, babai dhe vëllai i viktimës janë arrestuar dhe madje po përballen me dënimin me vdekje.
Autoritetet policore kanë gjetur trupin pa kokë të viktimës në një pellg gjaku në shtëpi.