Një grua nga Florida kreu një krim makabër pasi goditi me thikë bashkëshortin e saj më shumë se 140 herë për tu siguruar që ai kishte vdekur.
Joan Burke u arrestua të dielën nën akuzën për vrasje të shkallës së parë, ka njoftuar policia në Palm Springs. Burke u gjet në shtrat ku u konstatua se kishte prerje në dy shuplakat e duarve, pasi kishte vrarë bashkëshortin Melvin Ëeller.
“Është e zakonshme kur sulmuesit të pësojnë prerje në shuplaka të duarve, kur sulmojnë të tjerët”, thuhet në raportin e policisë.
E sipas ekzaminimeve të ekipit së forenzikës, Ëeller kishte pësuar plagë nga thika në të gjitha pjesët e trupit.