Një krim makabër ka tronditur Turqinë. Një 18-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga i fejuari i saj pasi ky i fundit kuptoi që pas fejesës gruaja e tij u përdhunua dhe kishte mbetur shtatzënë.
18-vjeçarja Oya Budak mësohet se ishte 5 muajshe shtatzënë kur u vra nga i fejuari i saj, vrasje e ashtuquajtur për çështje nderi.
Sameti 19-vjeçar telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe 19-vjeçari nxori armën dhe e qëlloi në gjoks dhe në kokë.
Qytetarët që dëgjuan krismat njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
Policia arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Oyan u arrestua dhe u dërgua në burg.
Autori i vrasjes u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Oyan, ai u përgjigj “Nuk pendohem, largohu!”.