Krim në familjen në Greqi, gruaja vret me thikë në qafë burrin pas një zënke

0
85

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familje në Kretë, ku  viktimë ka mbetur një burrë.

Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 19:00 të pasdites kur në një fshat në brendësi të Heraklionit, një çift ka nisur të debatojnë fort.

Gjatë përleshjes, 40-vjeçarja nga Bullgaria ka marrë një thikë dhe ka plagosur në qafë partnerin e saj 50-vjeçar

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spitalin Venizelio, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njëkohësisht, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar 40-vjeçaren e cila akuzohet për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore.

Gruaja ka deklaruar në polici se dhunohej nga bashkëshorti dhe pas një konflikti të momentit e ka goditur atë me thikë në qafë.