Krim tronditës! 46-vjeçari vret dy fëmijët, gruan dhe ish-partneren, zbulohen mesazhet që paralajmëronin krimin

0
34

Një krim ka tronditur Minesotën! Një 46-vjeçar ka vranë me armë zjarri gruan e tij, dy fëmijët dhe ish-partneren, e më pas i dha fund jetës.

Sipas New York Times, Athony Nephew ishte një pëson që në rrethin e tij njihej për problemet e shëndetin mendor.

Autoritetet gjetën ish-partneren e Anthony Nephew, Erin Abramson, 47 vjeç, dhe djalin e tyre, Jacob Nephew, 15 vjeç, të vdekur nga plagët e dukshme me armë zjarri brenda shtëpisë së tyre.  Pasi identifikoi Anthony Nephew si të dyshuar, policia gjeti gruan e tij 45-vjeçare Kathryn Nephew dhe djalin e tyre 7-vjeçar Oliver Nephew të vdekur nga plagët me armë zjarri brenda shtëpisë së tyre.

Anthony Nephew u gjet gjithashtu i vdekur brenda shtëpisë nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha policia. Para aktit të rëndë, Anthony Nepheë kishte shpërndarë postime të krahut të majtë dhe anti-Trump në llogarinë e tij në Facebook.

“Shëndeti im mendor dhe bota nuk mund të bashkëjetojnë më në mënyrë paqësore,” shkroi Anthony Nephew në korrik.

Në një postim tjetër, ai akuzoi republikanët se “e bëjnë më të vështirë për gratë të largohen” nga marrëdhëniet abuzive.

Anthony Nephew ndau postime të tjera politike, duke përfshirë një imazh të ish-presidentit Barack Obama, Trump, Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris. Fjala “urrej” qëndron nën fytyrën e Trumpit, ndërsa fjalët “shpresoj”, “shërohem” dhe “rriten” i atribuohen politikanëve demokratë.

“Jo se dikush i intereson, por si një votues i pavarur, do të doja shumë që të dyja partitë politike në vendin tonë të zgjedhin kandidatë më të mirë,” shkroi ai në korrik.

Anthony Nephew më parë madje lëshoi ​​një paralajmërim rrëqethës për betejat e tij të shëndetit mendor.

“Shëndeti mendor në këtë vend stigmatizohet, injorohet ose trajtohet si një barrë që individi ta mbajë vetëm, me pak ndihmë dhe më pak mirëkuptim,” shkroi ai.

“Amerikanët mohojnë se kanë probleme me shëndetin mendor. Sepse duhet, sepse u thuhet, ose sepse nuk e kuptojnë se mendja e tyre është e sëmurë”, shtonte ai.

Policia në Duluth, një qytet me gati 90,000 banorë rreth 135 milje në veri të Minneapolis, nuk ka përcaktuar ende një shkak për tragjedinë.

 

 

Top Channel