Oficerët e policisë të mbërritur në vendin e krimit kanë nuhatur substanca kimike dhe kanë parë tym që dilte nga trupi pa kokë.
Një krim brutal del në dritë në SHBA, ku një grua 45-vjeçare i preu kokën partnerit të saj dhe më pas i lau trupin me zbardhues për të mbuluar gjurmët.
Krimi tronditës ndodhi në Nevada, ku 45-vjeçari Devin Michaels u akuzua për vrasjen e 47-vjeçarit Jonathan James Willett.
Në fakt, kur policia ka mbërritur në shtëpinë e çiftit dhe ka hyrë në dhomën e gjumit, ka ndjerë erë kimikate dhe ka parë tym që dilte nga trupi pa kokë i viktimës.
Michaels u tha hetuesve se viktima “po abuzonte me të” dhe po bënte një nga fëmijët e tyre “të bënte dush para tij”. Megjithatë, akuzat e saj për abuzime ende nuk janë verifikuar.
Situata është edhe më e ndërlikuar – 45-vjeçari ka dy vajza me viktimën 47-vjeçare, por është i martuar me djalin e tij të rritur.
Burri i saj, djali i viktimës, i tha policisë se “martesa e tyre nuk është një martesë tipike dhe se ata u martuan në mënyrë që ai të mund ta ndihmonte Devin me çështjet e saj mjekësore”.
Koka e viktimës ende nuk është gjetur.