Krimi në familje në Shkodër/ Detaje të reja: Çifti kishin konflikte prej kohësh, vajza e tyre dha alarmin te komshinjtë për humbjen e kontakteve (Pamje nga banesa)

0
205

Detaje të reja janë bërë me dije për ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ditën e sotme, aty ku Fadil Bandulla ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij Sanije Bandulla, 83 vjeçe.

Sipas gazetares së Fax News në Shkodër, Vilma Voci, çifti kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin, gjithsesi policia po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet po ashtu se ka qenë vajza e çiftit ajo që ka lajmëruar komshinjtë për humbjen e kontakteve. Këta të fundit kanë marrë policinë, e cila ka zbuluar krimin e rendë.

“Krimi brenda familjes ka tronditur Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhiaj”. Bëhet me dije se bashkëshorti ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri në banesë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjajre të rëndë, por dihet se më parë ky çift ka pasur konflikte, çka ka sjellë dhe vrasjen. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur 3-4 ditë më parë. Blutë e Shkodrës kanë gjetur ditën e sotme trupat e pajetë. Mendohet se çifti ka patur konflikte edhe më përpara, por nuk dihet motivi i qartë që ka çuar në këtë krim brenda familjes. Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar humbjen e kontakteve me çiftin, dhe policia ka nisur hetimet. Ka qene vajza e tyre e cila ka dhene alarmin duke marre komshinjte, pastaj policia ka hapur dyert dhe ka gjetur trupat  e pajete. Policia ka gjetur në banesë çiftin dhe armën. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat”, raportoi gazetarja e Fax News.