Krimi në Velipojë/ Xhaxhai i vëllezërve Frroku, tregon si nisi konflikti: Fajin e kanë prokurori dhe gjykatësi që i liruan

0
59

Xhaxhai i dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë, të cilët janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ka treguar zanafillën e konfliktit.

Zef Frroku bën fajtorë prokurorët dhe gjykatësi që i liruan personat pasi ata u arrestuan në lidhje me konfliktin, që kanë patur me nipat e tij rreth dy javë më parë. Ai shprehet se ngjarjen e ka mësuar nga mediat, ndërsa kërkon drejtësi.

“Ngjarjen e mësova nga mediat. Unë jetoj në Bushat. Rreth dy javë, kanë pasur një konflikt edhe e ka marrë shteti dhe kanë lëshuar për tre katër ditë.  Policia ka bërë punën e vet, e ka çuar atje, ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, s’ka bërë mirë as për ne, as për familjen e tyre., Rrezik për ne, rrezik për familjen e tyre, rrezik për shteti, si favorizuan ata njerëz që favorizojnë kriminalët që vijë këtë dhe bëjnë terror, Nuk di çfarë të them, por ky është rrezik. Nuk kam kurrfarë kontakti me nip[i, sepse unë kam qenë në Bushat. Nipat e mia, këtë mund dhe djersë që e kanë bërë këtu, ata kanë shkuar 14 vjeç në Itali. Nuk kërkojmë asgjë prej shtetit, por vetëm drejtësi. E nuk i kemi borxh askujt, sa çon miza në krah, as ne , as familja jonë. Ne kemi jetuar me djersën e ballit”, tha ai./ abcnews.al