Krisje totale? Në sytë e Messit, argjentinasit tallen me Mbappe-n, tani PSG i druhet më të keqes

0
91

PSG ishte ekipi që shkëlqeu më shumë në këtë Botëror, yjet e Al Khelaifit dhuruan spektakël në Katar, mbi të gjitha në finalen e madhe ky Messi dhe Mbappe ishin dy protagonistët absolut duke e kthyer në një betejë personale. Mbappe për pak i rrezikoi ëndrrën e madhe të “pleshtit”, por dhe deklaratat e tij se futbolli është shpikur në Evropë, bëri që Mbappe të ishte në qendër të shigjetimeve nga ana e futbollistëve argjentinas.

Goal Multiple Images 3 Stacked Facebook

Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës fillimisht shkoi ta ngushëllonte sapo përfundoi finalja, ndërsa në dhomat e zhveshjes e kthehu Mbappen në objekt tallje. Martinez nuk e la me kaq, por gjatë festimeve në rrugët e Buenos Aires, mbi autobus u shfaq me një kukull bebe, ndërsa i kishte mbuluar fytyrën me imazhin e Mbappe-s, e të gjitha këto skena ndodhën përpara Leo Messit me kapitenin që bëri asgjë për t’i ndalur, fundja bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës te PSG.

Messi Mbappe

Tani që Botërori përfundoi lojtarët kanë nisur të kthehet në klubet e tyre, Mbappe këtë të mërkurë zbarkoi në Paris, por drejtuesit e klubit francez i druhen shumë faktit që beteja e Mbappes dhe Messit në Botëror mund t’i kthehet në bumerang, mund të ketë efekt negativ në pjesën e mbetur të sezonit pasi dihet që Mbappe dhe Messi nuk kanë pasur kurrë një raport të mirë ndërmjet tyre, ndërsa gjithçka ndodhi në Katar mund të thellojë edhe më shumë krisjen ndërmjet tyre.