Disa krisma armësh të raportuara se kanë ndodhur në fshatin Pajovë të Peqinit, kanë alarmuar policinë e Elbasanit.
Ngjarja e ndodhur pranë një karburanti ka bërë që të ketë edhe panik te njerëzit.Por kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes është sqaruar dhe ngjarja.
Krismat e armësh ishin qëlluar nga një biznesmen gjatë një ceremonie martesore që po ndodhte në atë zonë.
Edhe pse dasmat janë të ndaluara për shkak të pandemisë, sërish ato organizohen nga qytetarët.