Kriza energjitike, Ahmetaj: Kryeministri do publikojë paketën mbështetës për qytetarët

0
150

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kabineti qeveritar ka dalë pra mediave duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj duke folur për krizën energjitike që u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama duke thënë se në ditët në vijim do të lançojë paketën mbështetëse për qytetarët dhe bizneset e vogla.

Sipas Ahmetaj në kryeministri është ngritur një grup monitorimi për situatën aktuale.

A do ketë pezullim të taksave? Ulje të TVSH?

“Çmimi i energjisë elektrike nuk po rritet. Në po e monitorojmë dhe Kryeministri do dali me paketë të plotë. Është paketë mbështetëse për konsumatorin dhe biznesin e vogël. Sot është marrë një vendim për shpronësimin për rindërtimin në Kombinat. Kemi zgjatur dhe shumën e qirasë për të gjithë familjet që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Do u japim familjeve të dëmtuara shumën e plotë të qirasë që kemi filluar.” tha Ahmetaj. /abcnews.al/