Kriza për punëtorë, më shumë vende pune, por më pak njerëz në Pogradec

0
2

Në Pogradec ka një kërkesë 10 për qind më të lartë se viti i kaluar për fuqi punëtore në sektorë të ndryshëm. Por ajo që vihet re është se mungon interesi për të plotësuar këto vende pune. Në krizë për punonjës tashmë kanë hyre edhe subjektet e ndërtimit dhe të shërbimeve, përveç atyre në fushën e turizmit.

Sikur të mos mjaftojë sektori i turizmit, tashmë në Pogradec kriza e punonjësve po ndihet edhe në sektorë të tjerë siç është ndërtimi apo shërbimet e ndryshme. Rritja e kërkesës për punëtorë është shoqëruar me ulje të interesit.

Vetë administratorët e subjekteve të ndryshëm tregojnë situatën që kanë me mungesën e krahut të punës.

Punëtorë tëhuaj ose angazhim i familjarëve për të mbajtur biznesin shikohen si mundësitë e vetme për të siguruar shërbimet e nevojshme.

Kjo krizë për punëtorë në Pogradec, pritet të bëhet akoma më problematike me afrimin dhe fillimin e sezonit veror. (A2