Kriza politike në Britani, numërim mbrapsht për Johnson, mbi 40 ministra japin dorëheqjen

0
119

Ministri britanik për Irlandën e Veriut Brandon Lewis dhe nënsekretarja e Shtetit për Financat Ellen Whately njoftuan sot dorëheqjet e tyre ndërsa largimet nga qeveria e Boris Johnson vazhdojnë me breshëri.

Pak orë më vonë, edhe ministri i Sigurisë Damian Hinds njoftoi dorëheqjen , duke thënë se vendi ka nevojë për largimin e kryeministrit Boris Johnson në mënyrë që të “rikthehet besimi në demokraci”.

“Më të rëndësishme se çdo qeveri apo lider janë standardet që ne mbajmë në jetën publike dhe besimi në demokraci dhe administratë publike. Për shkak të shpërbërjes së tyre serioze, kam arritur në përfundimin se gjëja e duhur për vendin tonë dhe për partinë tonë është që ju të jepni dorëheqjen si lider dhe si kryeministër ”, shkruan Hinds në letrën e dorëheqjes drejtuar Johnson, raporton abcnews.al.

Deri më tani shumë se 40 ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë qeveritarë kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti qeveritar i kryeministrit britanik, Boris Johnsosn, shkruan The Guardian.

Dorëheqjet pasojnë muaj të tërë të kaosit politik. Shumë kundërshtarë, përfshirë edhe ata brenda Partisë së tij Konservatore, kanë bërë thirrje që zoti Johnson të largohet.

Por, ai ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe tani është në dorën e një grupi të fuqishëm konservator, i njohur si Komiteti i 1922-shit, që ta rrëzojë atë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas rregullave aktuale të partisë, duhet të kalojë një vit përpara se të kërkohet një mocion tjetër për t’i hequr votëbesimin kryeministrit. Por, komiteti ka fuqinë të ndryshojë rregullat për të lejuar një votëbesim të ri më shpejt.

Teknikisht mund të zhvillohet pas 11 muajsh. 15% e ligjvënësve konservatorë, aktualisht 54 deputetë, duhet t’i kërkojnë kreut të “Komitetit 1922”, Graham Brady, të kërkojë votë-besimin e qeverisë.

Boris Johnson i mbijetoi një votëbesimi më 6 qershor, megjithëse 41% e ligjvënësve konservatorë votuan kundër tij, duke e vënë në dyshim të ardhmen e tij.

Sipas rregullave aktuale të partisë, duhet të kalojë një vit përpara se të ndodhë një sfidë tjetër formale ndaj kreut të partisë.
Por, “Komiteti 1922” ka fuqinë të ndryshojë rregullat për të lejuar një votëbesim të ri më shpejt.

Boris Johnson do të ketë nevojë për mbështetjen e 180 nga 359 ligjvënës konservatorë që janë në parlamentin britanik, nëse bëhet një votëbesim i ri.

Nëse humbet, ai duhet të japë dorëheqjen dhe në parti zhvillohet një garë për udhëheqësin e ri, por ai nuk mund të kandidojë sërish. Ai do të mbetet udhëheqës i partisë dhe kryeministër derisa të zgjidhet një zëvendësues.

Çdo ligjvënës konservator ka të drejtë të kandidojë për të zëvendësuar zotin Johnson si udhëheqës partie. Fituesi i garës bëhet udhëheqës i Partisë Konservatore dhe kryeministër, pa pasur nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme./abcnews.al/