Rënia drastike e fuqisë blerëse ka çuar drejt falimentit rreth 80 përqind të subjekteve që dikur shisnin në tregun industrial të Elbasanit. Tregtarët që ende kanë mbetur në këtë treg, fajësojnë shpopullimin e vendit për situatën, duke treguar se po shkojnë drejt falimentit. Nga ana tjetër, qytetarët thonë se pagat dhe pensionet që marrin janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.
Tregu Industrial pranë kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan vitet e fundit vuan mungesën e fuqisë blerëse. Qepenët e mbyllur dhe rrugicat e boshatitisura janë panorama me të cilën përballesh sapo hyn në kët treg.
Kohët e fundit duket se për shkak të fuqisë blerëse dhe mundësisë së përballimit të qirave, 80% e këtij tregu është braktisur nga tregtarët.
Në anën tjetër, boshatisjen e tregut e kanë vënë re dhe qytetarët, të cilët shprehen se e kanë të pamundur të blejnë me pagat apo pensionet që marrin në Elbasan.
Tregtarët që ende kanë mbetur në këtë treg, fajësojnë shpopullimin e vendit për situatën, duke treguar se po shkojnë drejt falimentit.