Kroos për situatën e vështirë të Gjermanisë: Ka probleme, jemi vite dritë larg nga lufta për trofe

0
2

Gjermania nuk po kalon periudhë të mirë, teksa u mund nga Sllovenia dhe fitoi ndaj Irlandës së Veriut, në sfidat kualifikuese të botërorit.

Ish-kampioni i botës, Toni Kroos, në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”, dha mendimin e tij.

Mungon një lojtar me atë aurë që të japë bindjen se mund të gjenden zgjidhje. Ka mungesë besimi, cilësie dhe mirëkuptimi mes lojtarëve.

“Jemi vite dritë larg nga lufta për një trofe. Gjermania është shumë larg nga gara për një Kupë Bote”- tha ai.