Krujë: 15 grupe të FNSH-së në terren, asgjësohen dhjetra parcela me kanabis

0
295

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Kryeqyteti i kanë zbarkuar sërish sot në zonën e Malësisë së Krujës për kontrollin e territorit pasi dyshohet se janë mbjellë dhjetra parcela me kanabis sativa.

Janë 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet gjatë një operacioni anti kanabis ne zonen e krujës dhe zonave përreth.

Operacion vijon prej disa ditësh ku deri më tani janë asgjësuar rreth 2500 rrënjë kanabisi në 50 parcela të konstatuara.

Zona e Malësisë së Krujës ka qenë një nga zonat me problematike të kultivimit të lëndëve narkotike, ku prej fillimit të vitit mësohet se janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi.

Në orët në vijim pritet të ketë një informacion zyrtar mbi operacionin.

ora news