Qeveria e Libanit dha dorëheqjen, më pak se një javë pas shpërthimit masiv në Beirut ku mbetën të vrarë më shumë se 160 persona dhe u plagosën mbi 5 mijë të tjerë.
Kryeministri Hassan Diab iu drejtua kombit me një fjalim, duke njoftuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që ai drejton.
Diab tha se shpërthimi në Portin e Beirutit ndodhi për shkak të korrupsionit endemik, dhe se qeveria u mundua të punonojë me ndershmëri dhe integritet.
Tre ministra të kabinetit tashmë ishin larguar, së bashku me shtatë anëtarë të parlamentit.
Protestat e dhunshme shpërthyen jashtë zyrës së kryeministrit në vazhdën e fjalimit të planifikuar të hënën në mbrëmje.
Dhjetra protestues hodhën gurë, fishekzjarre Molotov në drejtim të forcave të sigurisë të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës.
Libani tashmë po përjeton krizën ekonomike më të rëndë në dekada, për shkak edhe të koronavirusitm, teksa qeveria ka qenë e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.
Ora news