Sot bëhen 13 vite që nga tragjedia e 21 janarit 2011 kur Bulervardin para kryeministrisë në Tiranë u vranë 4 veta gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Edi Rama.
Ditën e sotme, kryeministri Rama së bashku me eksponentë të Partisë Socialiste dhe të mazhorancës bënë homazhe së bashku me familjarët e viktimave në bulevard tek vendet ku ata ndërruan jetë për shkak të plumbave të marra.
Në fjalën e tij brenda kyeministrisë, Rama tha se 21 janari është nga ata raste kur drejtësia nuk vjen kurrë shpejt por është e pashmangshme që do të vijë.
Ndërsa ministri Manja tha se, edhe pse kanë kaluar 13 vite dhe kjo çështje është e pahetuar tregon se magjistratët në vend nuk e meritojnë të kalojnë vettingun ose janë të frikësuar të hetojnë krime të tilla shtetërore.