Kryeministri Rama viziton ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës

0
127

Teksa sot përballet me akuzat e reja në Gjykatën e Hagës, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë një vizitë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ka qenë vetë kryeministri ai i cili ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan Rama.

Në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë disa orë.

Në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk i ka kuptuar akuzat sepse s’ka mundur t’i lexoj për shkak të redaktuarave të shumta, derisa shton se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të./abcnews.al/