Publicisti i njohur, autori dhe drejtuesi i emisionit “Ju flet Moska” Kastriot Myftaraj, është ndarë nga jeta mesditën e sotme.
Policia njoftoi se dyshohet që Myftaraj në moshën 60 vjeç, të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, e për pasojë ka ndërruar jetë.”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”- njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kastriot Myftaraj, prej 28 shtatorit 2017 drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora.