Kryenin kontrabandë nga Kosova/ Tre të arrestuar në Morinë, në hetim edhe punonjës policie si bashkëpunëtorë

0
64

KUKËS-Tre persona janë vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi dyshohet se kryenin kontrabandë  (pjesë automjetesh) nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Sipas policisë, ky grup kryente transportin e mjeteve me autobus, ndërsa po ashtu është arrestuar dhe një doganier dhe tre efektivë të policisë janë vënë në hetim si bashkëpunëtorë.

Sakaq, janë sekuestruar mallrat, konkretisht disqe automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara.