Kryente mar*ëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic

0
77

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet

Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte.

Më pas për të mos i arrestuar, u kërkonte shuma parash.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar.

 

Top Channel