KRYEPLAKU I FSHATIT MURIQAN ZGJIDHET ME PROCES JO TRANSPARENT, BANORËT NUK KISHIN DIJENI

0
2

Në mungesë të antarëve të komisionit të cilët mbajnë përgjegjësi ligjore për firmat, në mungesë të njoftimit të banorëve të fshatit dhe në mungesë të transparencën nën drejtimin e kryetarit të njësisë administrative dhe antarit të kësgillit bashkiak të PS u zgjodh sot kryeplaku i fshatit Muriqan në bashkinë e Elbasanit. Një proces i cili ashtu si më parë la vend për debate mes antarëve të partisë të cilët u munduan të bëjnë një proces jo transparent dhe banorëve që as që e kishin idenë se sot do të zhvilloheshin mbledhjet për të zgjedhur kryeplakun e fshatit.

Më nxitim dhe duke ftuar të votojnë vetëm ata banorë që janë mbështetës të partisë Socialiste kryetari i njësis administrative Resul Hoxha i mbështetur nga antari i këshillit bashkiak i PS Jemin Tata zhvilluan një process i cili sa kohë mungoi transparencë mund të thuhet se ishte i parregullt pasi është vetë antari i këshillit bashkiak të PS Jemin Tata i cili thotë përpara banorëve se nga komisioni i cili duhet të ndiqte këtë process është vetëm ai i pranishëm ndërkohë që duhet të ishte edhe antarja e këshillit bashkiak Henerieta Ferra dhe Mimoza Trimi.

Banorët të cilët votuan për antarin e pleqësisë së lagjes së tyre thonë se nuk kishin asnjë njoftim që sot do të zhvilloheshin zgjedhjet dhe se e mësuan rastësisht.

E Çuditëshmë mbetet fakti se këta banorë votuan për antarë pleqësie të lagjes së tyre ndërkohë që e kishin një të zgedhur. Z. Gani Zyba u votua si antar pleqësie e më pas u zgjodh kryeplak i fshatit me mbështetjen e antarit të këshillit bashkiak të PS Jemin Tata dhe kryetarit të njësisë administrative Resul Hoxha.

Edhe pse votimi për kryeplak kishte vetëm 4 nga 5 antarët të cilët duhet të votonin emrin e propozuar kjo nuk i pengoi përfaqësuesit e partisë Socialiste që vetëm me një firmë të vetëshpallnin kryeplakun e ri të fshatit. Pas gjithë debateve Resul Hoxha dhe Jemin Tata u larguan duke mos bërë transparent as procesverbalin. Teksa ekzistojnë pamjet filmike në të cilën banorët shprehen se nuk kishin dijeni për votimin sot dhe teksa këshilltari i PS e pranon me gojën e tij se nuk ishin të pranishme antaret e komisionit si znj. Ferra dhe Znj. Trimi a mund të certifikohet ky process si i rregullt?