Kryeprokurori Çela e pranon: Shumë shtete s’na kthejnë përgjigje për çështjen e dekriminalizimit

0
101

Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se shumë shtete nuk i përgjigjen kërkesave të bëra nga drejtësia shqiptare për çështjen e dekriminalizimit.

Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes në KLP ku raportoi për raportin vjetor, Çela tha se ka munguar bashkëpunimi sa i takon kësaj çështje.

“Shumë shtete nuk na kthejnë përgjigje për çështjen e dekriminalizimit”, tha Çela.