Gjatë vizitës së tij në Lübeck të Gjermanisë kryebashkiaku I Cërrikut ka firmosur edhe një marrveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Bashkisë së Lübeck, Jan Lindenau.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen si rezultat i marëdhënieve të mira dhe partneritetit të vendosur midis dy vendeve tona.
Fokusi kryesor i kësaj marrëveshje është depozitimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza, sektor mjaft i rëndësishëm dhe që kërkon ndërhyrje për tu përmirësuar në bashkinë tonë.
Kjo marrëveshje do të realizohet më tej nëpërmjet:
Bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike, veçanërisht në fushën e depozitimit të mbetjeve dhe largimit të ujrave të zeza;
Shkëmbimit profesional midis dy bashkive.
“Jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm për komunitetet tona”:-shkruan Salla në faqen e tij zyrtare./Elbasani flash