Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë urim për Kurban Bajramin

0
120

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar saliu ka uruar ditën e sotme, përmes një video mesazhi në Facebook, të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

Në urimin e tij ai përmendi ndër të tjera që njerëzit të tregohet të ndershëm e të devotshëm me njëri-tjetrin.

Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën është festa e Kurban Bajramit. Kjo është një festë e rëndësishme në fenë islame. Në këtë ditë ne përkujtojmë saktificën e Ibrahimit Alehi Selam, durimin e pashembullt të Ismail Alehi Selam, në atë kohë vetëm një fëmijë dhe dhembshurinë e nënës së tij Haxhires.

Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore janë punët më të pëlqyera të Zotit. Kush ka mundësi le të presë kurban vetëm për hir të Zotit e kush nuk ka Inshallah i mundësohet sa më shpejt.

Silluni mirë me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërimit midis jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit.

Jini mbështetje për të varfërit, inkurajues për të sëmurët  dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët,” tha Hoxha ndër të tjera.