Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Media Top-channel së deputetit të PD Blendi Himçi ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së PD se takimi i Ervin Salianjit në Elbasan u mbështet nga simpatizantë të PSD.
Murataj e quan këtë deklaratë të Himçit si një mënyrë dëshpëruese për të shmangur dështimin e tyre në Elbasan duke i rikujtuar se ka qenë PD Elbasan së bashku me Himçin e cila ka mbështetur thuajse të gjitha nismat që kanë prekur interesat e qytetarëve të thjeshtë të Elbasanit duke votuar në grup mbi “projekte” të propozuara nga bashkia Elbasan.
Është e qartë se numri i mbështetësve të PD në qarkun e Elbasanit ka rënë në mënyrë drastike gjë që u reflektua edhe në zgjedhjet e 11 majit ku PD Elbasan mori rezultatin më të ulët në 35 vite ndaj shumë njerëz të zhgënjyer nga kjo formë e dobët politike prej po përkrahin idetë dhe punën e PSD ELBASAN.
Statusi i plotë i Erion Murataj
Nuk para komentoj mbi artikuj medie sidomos kur nuk kanë konfirmim nga protagonistët, por..duke qënë se ku ka zë nuk është pa gjë (dhe këto zëra kanë 1 vit që qarkullojnë) jam i detyruar të reagoj, pasi si drejtues i PSD kam dëgjuar dhe parë, shumë para dhe pas 11 maj-it.
Së pari protagonistë janë ata që ditën ngrenë grushtin e brishtë mbi “ELBASANIN E BANDAVE” e në darkë ulen në gunjë e nuk i lënë asnjë pikë ti shkoj në dysheme atyre që u thonë banda.
Së dyti i kujtoj protagonistëve që unë nuk kam asnjë lidhje me bandat kështuqë i lutem mos ma mbajnë në GOJË as mua as PSD emrin….
Së treti i kujtoj protagonistëve se bashkë jepnit urdhëra për këshilltarët tuaj bashikakë me sms për shitjen e aseteve publike duke filluar nga Af Elbasani deri tek parqet fotovoltaike në ortakëri të hapur me kryetarin e bashkisë dhe “bandat”.
ATA QË NUK PAGUAJNË SHËNOHEN NË DEFTER E NUK HARROEN.
E së fundmi i them se mos e eksitoni në këtë nivel Mul Nokën, sepse sa i kujtoni PSD dhe mua në Elbasan nuk përmban dot fantazinë se kë si dhe ku .. unë nga shoqet e Mulit në PD.
Unë e kam të qartë që PSD dhe unë në Elbasan iu krijon kompleks por ….
Mos u tutni e hë ‘bura nuk na mbaron salca e kosit mjafton ta kërkoni me mirsjellje se kështu si lepurushe të keqtrajtuara nuk ju .. njeri.



