Kryetari i PSD Elbasan Erion Murataj uron besimtaret per Kurban Bajram!

0
2

Kryetar i PSD per qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka ndare urimin e tij per te gjithe besimtaret Muslimane qe festojne sot Kurban Bajramin!

Postimi i plote

Në këtë ditë të shenjtë, simbol jo vetëm të sakrificës por edhe të reflektimit hyjnor, dëshiroj të uroj çdo besimtar Gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë simbolizon gadishmërinë e njeriut të thjeshtë. mëkatarit , nevojtarit ndaj Zotit!
Historia tregoi se sakrifica sublime me fëmijën, bëri të reflektojë dhe Zoti i Madhërishëm.
Ndaj sot bashkë me urimin për këtë festë të shenjtë dua të përcjell edhe mesazhin ndaj të gjithë atyre mëkatarëve, nevojtarëve e padyshim ndaj çdo qytetari: Nën shembuj të tillë historik dhe fetar do të ishte mirë të mos vazhdonin të sakrifikonin të ardhmen e fëmijëve për ata që nuk reflektuan kurrë”.
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!