Kryetari I PSD Erion Murataj uron besimtarët Orthodoks për kryepeshkopin e ri!

0
3

Kryetari I PSD për Qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar pas zgjedhjes së Kryepeshkopit të Ri të Kishës Autoqefale Shqiptare Hirësi Joan Pelushi.

Murataj ka uruar të gjithë besimtarët për Kryepeshkopin që do të drejtojë Kishën Orthodokse në vijim, dhe nuk ka harruar të përmend edhe kontributin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andonin I cili gjithashtu kandidoi për postin e Kryepeshkopit.

Erion Murataj I falenderoi të dy udheheqësit shpirtëror për kontributin e tyre fisnik.

Partia Socialdemokrate e Elbasanit do të jetë gjithmonë përkrahëse e komuniteteve fetare duke vlerësuar harmoninë që ekziston në qarkun Elbasan mes qytetarëve me besime të ndryshme.