Kryqëzimi I Cerrikut vijon të jetë një ndër pikat më problematike si përsa I përket trafikut ashtu edhe për mungesën e sinjalistikës.
Një pikë ku krijohen vazhdimisht radhë të gjata automjetesh dhe shkaktohen aksidente me pasoja.Semaforët edhe pse janë të vendosuar që prej vitesh më parë nuk kanë punuar qoftë edhe një ditë. Një radhë e gjatë automjetesh në unazën jugore të qytetit të Elbasanit krijohet për shkak te bllokimit në vendin e quajtur si kryqëzimi i Cërrikut.
Ky kryqëzim është edhe pjesë e aksit nacional që lidh Tiranën dhe Shqipërinë e Mesme me qytetet juglindore të vendit, përfshi këtu edhe linjat ndërkombëtare të udhëtarëve dhe mallrave me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe këmbësorët duhet të çajnë mes vargut të mjeteve për të kaluar nga njëra anë te tjetrën. Për shkak të terminalit I cili është vendosur në afërsi të tregut industrial numri I tyre është I madh.
Më problematike situate krijohet gjatë fundjavës ku është thuajse e pamundur të mos hasësh problem me qarkullimin dhe trafikun.
Aty nuk funksionojnë semaforët dhe policët e qarkullimit nuk përballojnë fluksin duke ua lënë situatën në dorë shoferëve.
#Elbasaniflash.al