Një 45 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme të fatit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Basti i fundit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në katin e parë të një pallati, gjenden dhe sekuestrohen 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i këtyre kompjuterave, njëkohësisht pronar i lokalit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, të mbështetura nga inteligjenca policore, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrollet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ndërkohë gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me çipsa, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit./abcnews.al