Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Si pasojë e një qendre ciklonare, e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit dhe më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites, shpjegon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, që në zonat kodrinore dhe malore mund të jenë në formën e rrebesheve