Kthjellime dhe shira në disa zona, parashikimi i motit për sot

0
126

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat  Juglindore te vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.