“Ku je o burrë shteti, o mret”, Basha pritet me entuziazëm në Elbasan: Ora e ndryshimit po afron

0
357

Kryedemokrati Basha është pritur në qytetin e Elbasanit me thirrje dhe brohoritje nga mbështetësit e shumtë që e shoqëronin.

Qytetarët kanë mbushur bulevardin me thirrjet “Rama ik” dhe “Basha kryeministër.

Lulzim Basha, ku je o burrë shteti, hajde mret, mbret,” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve për liderin demokrat.

“Do të jem sot për të diskutuar me përfaqësuesit e arsimit shqiptar një plan, reformën e thellë arsimore, nuk ka vend më të përshtatshëm. Elbasani i dijes dhe kulturës. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Ora e ndryshimit po afron, fitore” tha Basha në fjalën e tij.

Ora news