Detaje të reja mësohen nga operacioni i SPAK që është ndërmarrë gjatë ditës së sotme në disa qytete të vendit dhe janë lëshuar të paktën 14 urdhërarreste, një pjesë e të cilave nuk janë ekzekutuar ende.
Lidhur me masën e arrestit me burg që SPAK ka lëshuar ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, mësohet se ajo është lëshuar pasi dyshohet se është përfshirë në vrasje e grup kriminal.
Gjithashtu masa e sigurisë e arrestit me burg është lëshuar edhe për të shumkërkuarin Ervis Martinaj i cili prej një viti ka humbur gjurmët, dyshohet se është vrarë. Sipas SPAK Martinaj është përfshirë në një vrasje që ka ndodhur në Shkodër 3 vite më parë.
Sipas dosjes mësohet se Bajrat dhe Ervis Martinaj janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit i ekzekutuar në Vaun e Dejës, në Gushtin e vitit 2020.
Ndërsa përsa i përket ish shefit të operacionales Oltion Bistri ai akuzohet nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor, dhe shpërdorim detyre.
Përveç emrave të mësipërm, në kërkim nga SPAK është shpallur dhe Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.
Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.