Argjentina nuk ka marrë më shumë se një pika në përballjen në shtëpi ndaj Paraguait.
Skuadra e udhëhequr nga Leo Messi barazoi 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
Një penallti të fituar në minutën e 22’, u shndërrua në gol nga Angel Romero, ndërsa Argjentina arriti të barazonte rezultatin në minutën e 41’, duke shënuar me anë të Nicolas Gonzalez.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Argjentina numëron 7 pikë, duke u renditur në vendin e parë në kualifikueset e Amerikës Latine.
© SYRI.net