Kuba, vendi i parë në botë që nis vaksinimin e fëmijëve 2 vjeç e lart

0
169

Kuba nisi vaksinimin e fëmijëve  kundër Covid-19, 2 vjeç e lartë.Qëllimi i fushatës është të vaksinojë të paktën 90% të popullsisë, raportojnë mediet shtetërore.

Kuba ka nisur të imunizojë fëmijët e grup-moshës 2-11 nga 6 shtatori, duke përdorur vaksinat e krijuar vetë, të cilat nuk janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kuba ka regjistruar një mesatare prej rreth 7,000 rastesh të reja në ditë gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas Qendrës Burimore të Koronavirusit, Johns Hopkins.

Me një popullsi prej më shumë se 11 milionë banorë, Kuba synon të imunizojë të gjithë fëmijët para rihapjes së shkollave, shkruan VOA.

Viti i ri shkollor ka nisur, mirëpo fëmijët vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpi, duke ndjekur mësimet nga programet televizive dhe jo nga internet, pasi shumica e familjeve në këtë vend nuk kanë qasje në të.

Vende të tjera, përfshirë Kinën, Venezuelën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë thënë se do të vaksinojnë fëmijët poshtë moshës 12 vjeç, por Kuba është e para që bën një gjë të tillë.