Kujdes! Këto janë tre vitaminat që duhen për çdo moshë gjatë verës

0
233

Ditët fillojnë dhe nxehen më shumë gjatë stinës së verës. Ky fakt sjell edhe ndryshim ndaj kërkesave të organizmit për vlera ushqimore. Ndaj trupi ynë humbet shpesh herë vitaminat dhe mineralet e nevojshme, të cilat janë jetike për çdo moshë.

Më poshtë ju sjellim tre vitaminat që duhen marrë me patjetër gjatë verës:

Vitamina A

Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës dhe ndihmon në procesin e rigjenerimit, kur merret në dozën e duhur ditë për ditë.

Kjo vitaminë mund të merret edhe në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në gatimet tuaja perimet e gjelbra si lakra e sallata apo specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet.

Vitamina C

Vitamina C në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes dhe mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës.

Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.

Vitamina E

Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës.

Ajo mund të përdoret dhe për të rritur forcën e muskujve, në qoftë se merreni me aktivitet fizik.

Vitamina E mund të gjendet në mënyrë natyrale tek spinaqi i gatuar dhe tek peshku./abcnews.al