Një fenomen i rrallë meteorologjik ka mbuluar qytetin e Elbasanit me mjegull të dendur, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe krijuar kushte të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve. Mjegulla është kaq e trashë në disa zona, saqë njerëzit dhe makinat disa metra larg janë pothuajse të padallueshëm.
Dritat e qytetit janë të errësuara, duke bërë të dukshme vetëm ato që ndodhen shumë afër. Autoritetet raportojnë se edhe rrugët kombëtare përreth janë të mbuluara nga mjegulla.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ekzagjerojnë kujdesin, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të ndezin dritat e mjegullës gjatë udhëtimit, si në rrugët urbane, ashtu edhe në ato ndërqytetase.
Parashikohet që mjegulla të vazhdojë gjatë pjesës së parë të ditës.

Noa


