“Kujdes mos na merrni m’sysh”/ Pas fotografisë duke u puthur në buzë me Frrokun, ndjekësit ‘i sulen’ Rudina Dembacajt (FOTO)

0
225

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj nuk i ka të shpeshta daljet në publik me bashkëshortin e saj Mark Frroku. Por kur nxjerr foto merr vëmendjen e fansave, si edhe atyre që nuk e simpatizojnë shumë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar dy foto në Instagram ku shfaqet me partnerin e saj, Mark Frroku në një darkë, ndërsa në njërën prej fotove shihen duke u puthur.

Por pikant ka qenë shkrimi me të cilin Rudina i ka shoqëruar fotot.

“Mos ma merrni m’sysh”- shkruan Rudina, ndërsa disa ndjekës nuk i kanë rezistuar vështimit me komente negative.