Kujdes nga vapa, rreziku që të pësosh insolacion apo hipertermi është i madh

0
149

Është vapë. Dielli përvëlon. Rreziku që nga i nxehti i madh të digjesh apo të pësosh insolacion apo hipertermi është i madh. Më e mira është t’i shmangemi nxehtësisë.

Më në fund diell! Të gjithë dalin në park apo shkojnë në plazh. Sport, not, banja dielli. Por në një moment temperaturat e larta dhe rrezet e diellit bëhen shumë, dhe trupi ka nevojë të pushojë. Kush qëndron për një kohë të gjatë në diell, rrezikon të digjet. Dhe kush qëndron për një kohë të gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet.

Çfarë është insolacioni? 

Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis. Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe mund të shkaktojnë të ashtuquajturin meningjit aseptik, një infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë bakterie. Kjo goditje nga dielli është goditje e izoluar në kokë nga i nxehti.

Shenjat dhe simptomat: dhimbjet e kokës janë shenjat e para të insolacionit. Personit që goditet nga dielli i djeg koka, skuqet në fytyrë, ka dhimbje qafe, që mund të shoqërohen me lodhje, trazira dhe të vjella. Shpesh ka marrje mendsh.

Ajo që bie në sy është se temperatura e trupit të një pacienti që ka insolacion nga dielli nuk është e lartë, por e ulët.

Çfarë duhet të bëjmë në rastet e insolacionit? 

Fillimisht personat që janë goditur nga insolacioni duhet të futen në një ambient të freskët dhe të vendosen shtrirë në kurriz, në mënyrë që ta marrin veten sa më shpejt. Kur vendosen shtrirë, koka dhe pjesa e sipërme e trupit duhet të ndodhen më lartë se pjesa poshtme e trupit. Peshqirë të lagur me ujë të ftohtë mund të ndihmojnë për të freksuar pjesë të trupit, për shembull qafën.

Përveç kësaj pacientët duhet të pinë shumë lëngje nëse janë me vetëdije të plotë, në mënyrë që të sjellin në nivel normal furnizimin e trupit me ujë. Sipas ekspertëve nga djersitja e madhe mund të shkaktohen humbje të mëdha të lëngjeve të trupit, humbje që gjatë ditëve të nxehta mund të arrijnë në deri në dy litra në ditë.

Edhe nëse simptomat fillojnë të largohen, personi duhet të qëndrojë në shtrat që të qetësohet.

E rëndësishme: Në raste të rënda personi mund të ketë të vjella, mungesë qartësie në kokë e madje humbje të vetëdijes. Në këto raste duhet thirrur mjeku për të parë nëse ka ndodhur një goditje nga i nxehti në gjithë trupin apo hipertermi.

ata pinë pak lëngje. Si pasojë trupi nuk është në gjendje të prodhojë djersë sa duhet, gjë që bën që trupi ta ketë të vështirë që të vetëfreskohet.

Në shumë raste këshillohet që të thirret mjeku, për të qenë të sigurt. Rruga më e mirë për të penguar goditjen në tru ose në trup nga i nxehti është e thjeshtë: mos rrini gjatë në diell, mbroni kokën me kapele me ngjyrë të hapët, mos rrini në mjedise me nxehtësi të madhe dhe pini shumë lëngje.

Shoqata gjermane e ushqimit (DGE) këshillon që kur temperaturat e motit janë të larta dhe gjatë aktiviteteve sportive të pini gjysmë litri deri një litër ujë në orë, pra më shumë se 1,5 litrat që nevojiten në ditë./DW

 

Top Channel