Kujdeset për bagëtitë/ Bariu nga Librazhdi: Kam 300 krerë, zgjohem natën i kontrolloj

0
91

Në fshatin Polis Vilan të Librazhdit familja Çekani është ndër të paktat që merret ende me mbarshtimin e bagëtive. Kasollet afër shtëpisë tani në pranverë i gjen plot bagëti. Aty ka raca të ndryshme, më e veçanta është ajo që bariu e quan “lara polisi”.

Ylli tregon se me ngrohjen e kohës nis shtegtimi i bagëtive. Në verë ato i çon në kullotat e maleve dhe qëndron në stan deri në afrimin e ditëve të dimrit. Puna si bari ka vështirësi të mëdha e megjithatë Ylli thotë se çdo mëngjes ngrihet me dëshirë për t`ju shërbyer bagëtive, madje jo të pakta janë netët kur ai zgjohet dhe shkon në kasolle për t`i kontrolluar.

Krah ka pasur bashkëshorten e tij që për rastësinë e bukur mban emrin Hana. Ylli dhe Hana thonë se me të ardhurat e fituara nga mbarshtimi i bagëtive kanë rritur fëmijët dhe i kanë arsimuar ata.

Kur fëmijët janë me pushime ata nuk ngurrojnë të kthehen në fshat e t`ju bëhen krah prindërve të cilët i kanë rritur dhe dërguar në auditoret e universiteteve me sakrifica të mëdha.

abc news