Ismete B thotë se të dy jetonin në Greqi prej kohësh, por kur janë kthyer në Shqipëri, bashkëshorti ka shpërthyer në akuza ndaj gruas. Pas sherreve, ai është larguar me makinën e familjes nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Gruaja bën me dije se në automjet ndodheshin dokumentet e saj personale, por ai e ka mohuar këtë fakt dhe ka humbur kontaktet me të shoqen.
Ismetja ka komunikuar me të afërmit e bashkëshortit ndërsa ata e kanë informuar se burri ka marrë plaçkat e tij dhe nuk është bërë më i gjallë.
“Dua të më kthejë dokumentet dhe më pas do kërkoj divorcin. Nuk shtyhet më kështu”, – është shprehur gruaja.