Kukësi sot është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.