Kuksianët kanë zgjedhur të dielën e dytë të muajit prill për të ekspozuar në mes të qytetit makinat e tyre të përzemërta, Benz-in.
Nuk e pengoj as shiu, as çmimi i lartë i naftës paradën e mbi 50 me të njëjtin model V210, të mbledhur nga të gjitha anët e Kukësit. Njëri nga organizatorët, Andi Nërguti, pohon se këtë paradë e bëjmë për shumë arsye e njëra nga ata është se kuksianët e shqiptarët pasion i tyre për makina është marka e Benz-it.
“Kemi organizuar paradën e V210, sot shumica janë pushim. Janë makina që shqiptarët kanë këto makina gati 20 vite në përdorim. Shqiptarët e kanë pasionin tek benzi”, u shpreh Andi Nërguti.
I të njëjtit mendim është edhe një i ri tjetër që disponon të njëjtin model automjeti.
“Benzi është një makinë e veçantë dhe shumë e fortë”, u shpreh një qytetar.
Duket pak absurde fakti se në këto ditë po zhvillohen parada me automjete me nisma vullnetare, kur çmimet e derivateve kanë prekur tavanin, por në Kukës kjo krizë duket se nuk ndihet fare kur shikon organizime të tilla.