Kulla Eiffel evakuohet pas alarmit për bombë

0
238

Kulla Eiffel është evakuuar dhe policë të armatosur kanë rrethuar zonën pasi një njeri bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do të hidhte në erë veten.

Policia e Parisit ka rrethuar një zonë të madhe përreth monumentit në kryeqytetin francez dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ndërsa oficerët po inspektojnë zonën për të zbuluar nëse kërcënimi është i ligjshëm.

Thuhet se një telefonues anonim i tha policisë se ata kishin vendosur një bombë në kullën e cila vizitohet normalisht nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Pa cituar një burim, gazetari Amaury Bucco, i cili postoi foto të kordonit të policisë, pohoi në Twitter : “Perimetri i Kullës Eiffel është i rrethuar, operacioni i policisë është në vazhdim: një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka”.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë të armatosur me pushkë ndërsa oficerët bllokojnë rrugët dhe shtigjet e këmbësorëve përreth kullës.

Alarmi u dha rreth 12:00 me kohën lokale, pasi një telefonues anonim i tha policisë se kishte vendosur një bombë në vend.

Kulla Eiffel u mbyll për tre muaj gjatë një bllokimi të rreptë për shkak të koronavirusit në Francë.