Kultivim kanabisi në Lushnjë, një fis i tërë në pranga

0
288

Fitim Gjolena 24 vjeç, Ervin Gjolena 31 vjeç Hyqmet Gjolena 61 vjeç dhe Mariglen Gjolena 34 vjeç (dy të fundit babë e bir), janë vënë në prangat e policisë si bashkëpunëtorë për kultivimin të bimëve narkotike cannabis sativa në një pronë publike në fshatin Murrizë të Lushnjës.

Në kuadër të operacionit “Lidhja” u asgjësuan 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Policia në Murrizë.

Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”.

Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.

Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.